Ai njihej nga publiku shqiptar si “daja” në telenovelën turke “Ezel”, por mësohet se aktori turk Tuncel Kurtiz  ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Sipas mediave turke mësohet se shkaku i vdekjes së aktorit ka qenë si pasojë e një rrëzimi në shtëpinë e tij në Stamboll, ku ka lënduar kokën. 

Aktori Tuncel Kurtiz ka patu role mjaft të rëndësishme në kinemanë turke, por vitet e fundit roli i Ramiz Karaeskit në telenovelën “Ezel” i dha sërish famë jo vetëm në Turqi, por në të gjitha vendet ku është transmetuar ky serial.

daja ezel

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)