TIRANE- Vazhdon vala e ndryshimeve në policinë e shtetit, ku sot janë bërë publike emrat e rinj të shefave të komisariateve të kryeqytetit. Ndryshimet janë firmosur nga Drejtori i Pergjjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe përfshijnë drejtoritë e Tiranës, Durrësit e Kavajës.

Drejtues i Qarkullimit Rrugor në qytetin e Tiranës emërohet Genci Peka, ndërsa në krye të Komisariatit të Kavajës shkon Urim Rexhepi, i cili deri sot ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit nr.3 në Tiranë.

Lëvizjet e sotme kanë sjell ndryshime në 6 komisariatet e kryeqytetit, ku Nazmi Shuli emërohet shef i komisariatit 1, Dritan Dorda në komisariatin 2, Alfred Nurja ish-shef i komisariatit të Mirditës emërohet në komisariatin numër 3.

Gazmend Hamitaj, i cili për 2 javë ishte i komanduar në komisariatin numër 1, emërohet shef i komisariatit numë 4, sëbashku me Rakip Hoxhajn në komisariatin 5. Kurse në vend të Dritan Lamajt në komisariatin nr. 6 është emëruar Sejfulla Metko.

Ndryshime kanë prekur dhe shefat e komisariateve në policinë e Durrësit, Krujës dhe Kavajës.

(eç/shqiptarja.com)