Lëvizje të dyshimta fondesh
nga një menaxher i huaj

Lëvizje të dyshimta fondesh<br />nga një menaxher i huaj
TIRANË - Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave është informuar nga një subjekt se një shtetas i huaj me llogari bankare të hapur në një nga bankat në vendin tonë, kishte kërkuar të transferonte 200 mijë euro në favor të të birit, për t’i blerë një shtëpi. Duke marrë në konsideratë shumën e konsiderueshme, DPPP nxori urdhër bllokimi të përkohshëm mbi llogaritë bankare të personit me balancë me vlerë vërtet të lartë.

Gjatë investigimit, u pa se më 2008 ”D” kishte hapur dy llogari bankare në Shqipëri dhe po atë ditë depozitoi 1 milion euro në ‘cash’, ndërkohë që disa ditë më pas kishte shtuar edhe 250 mijë. Më 2011-2015 ”D” kishte kryer disa transaksione në llogarinë në Shqipëri, duke përfshirë tërheqje ‘cash’ dhe transferta jashtë.
Konkretisht:

Shumën 250 mijë euro në favor të një kompanie në një vend evropian, për blerje rezidence
412 mijë euro transfertë në llogarinë e tij personale bankare jashtë Shqipërisë
300 mijë euro në favor të kompanisë “X” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerje apartamenti
100 mijë euro transfertë drejt Kanadasë në favor të një kopanie, për pagesë kredie në emër të bashkëshortes së tij
Tërheqje “cash” në shumën 126 mijë euroNë vijim të verifikimeve të kryera në sistemin TIMS rezultoi se ky shtetas kishte kryer disa hyrje-dalje në Shqipëri dhe në datën e depozitimit të shumës 1 milion euro kishte udhëtuar me makinë io shoqëruar nga një tjetër shtetas i huaj “E”. Nga burime të tjera ka rezultuar gjithashtu se:“D” është menaxher i përgjithshëm në një subjekt privat në vendin e tij, ndërkohë që “E” është i punësuar pranë kësaj kompanie, bashkëpunëtor i tij i afërt
Në vitin 2010 “E” është arrestuar në një vend të Bashkimit Evropian, pasi është gjetur në zotërim të një shume të madhe parash në “cash”: 750 mijë euro. Këto nuk kanë qenë të deklaruara dhe rezultonin nga kompania e shtetasit “D”. I pyetur për motivin, “E” është përgjigjur se do t’i përdorte për t’i investuar në atë vend ku u kapZgjerimi/ 250 mijë euro gjoba ndaj subjekteve me shkelje në 2015
Menaxheri, një ndër Personat e Ekspozuar Politikisht
Në legjislacionin shqiptar, një vëmendje e veçantë u kushtohet personave që konsiderohen si “të ekspozuar politikisht”. Kjo kategori, sikurse ka treguar praktika, hyn në grupin potencial të pastruesve të parave të fituara në mënyrë të paligjshme gjatë aktivitetit të tyre. Por këtu nuk përfshihen vetëm ata që merren me politike.

levizja e parave menaxheri

Sipas ligjit, “personat e ekspozuar politikisht” janë personat, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, me përjashtim të nëpunësve të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, sipas përcaktimeve të legjislacionit për shërbimin civil.

Në këtë kategori përfshihen edhe individët, të cilët kanë pasur ose kanë funksione të rëndësishme në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, politikanë të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, të gjykatave ose të ushtrisë, drejtues të lartë të kompanive shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm të partive politike”.

Kjo është një klauzolë e shtuar me ligjin nr. 10.391, datë 03.03.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”. Në kuptimin e mësipërm, duhet menduar se fjala në rastin e shtetasit të huaj “D” është për një pronar apo menaxher të një subjekti tregtar, që përfshin edhe sektorin e mediave.

Në raportin e përgatitur për vitin e kalur, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave deklaron se ka vendosur në total më shumë se 250 mijë euro gjoba ndaj subjekteve, që janë konstatuar në shkelje të detyrimeve ligjore. Më 2015 sasia e gjobave ishte kështu 34.7 milionë lekë, ndërkohë që më 2014 u regjistruan 28.5 milionë lekë dhe 15.9 milionë më 2013. Ndaj shoqërive të ndërtimeve është vënë sasia më e madhe e gjobave, si në numër, ashtu edhe në vlerë.


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë