SHKODER – Arrest me burg është masa që u dha sot nga Gjykata e Shkodrës ndaj personave të kapur në flagrancë më 2 mars ndërsa po transportonin me një autoambulancë 160 kg kanabis sativa.

I pari që është njohur me vendimin paraprak të masës së sigurisë ka qenë punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), Kujtim Çuni, i cili akuzohet për prodhim-shitje të narkotikëve, trafik të bimëve narkotike në bashkëpunim dhe shpërdorim të detyrës.

Arrest me burg pa afat u është dhënë dhe 6 të ndaluarve të tjerë të cilët arrit të kapeshin falë infiltrimit dy punonjësve të policisë gjyqësore si porositës të drogës. Të ndaluarit gjatë fazës së hetimeve paraprake kanë qenë në përgjim ambiental dhe telefonik.

Avokatët e personave të ndaluar e kanë vlerësuar si jo të ligjshëm vlerësimin e arrestit në flagrancë por Gjykata i ka hedhur poshtë pretendimet e tyre.

(im/shqiptarja.com)