Laçi në histori, fiton për herë të parë
Superkupën e Shqipërisë me penallti
Laçi mund Skënderbeun duke ngritur trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive Laçi u tregua më i saktë duke shënuar 8 herë kundrejt 7 të Skënderbeut.
Laçi mund Skënderbeun duke ngritur trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive Laçi u tregua më i saktë duke shënuar 8 herë kundrejt 7 të Skënderbeut. Heroi i takimit për ekipin e Laçit ishte sulmuesi Xhejms me dy golat e shënuar, ndërsa në kampin tjetër Salihi shënoi dy gola, por pa mund t’i japë trofeun Skënderbeut.
RadiografiaMirel Josa vendosi në zbatim rotacionin për Superkupën, vendim logjik kur mendon se vetëm pak ditë më pas në lojë janë jo pak, por 12 milionë Euro. Salihi, Shehi, Shkëmbi u ulën në stol për të qenë në maksimum për ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit më 19 Gusht.
Në një stadium si rrallë herë të boshatisur, dy ekipet kërkuan golin që nga minuta e parë. Duke përfituar nga rotacioni i Skënderbeut, Laci kërkon golin me ngulm dhe e gjen në minutën e 11 me penallti. Doku depërtoi nga e djathta dhe u fut brenda zonës së Skënderbeut, aty u pengua në mënyrë të parregullt nga Dema duke i dhënë të drejtën Laçit për të shënuar nga pika e bardhë me Xhejms.
Pjesa e parë mbyllet me një rast të mirë të Skënderbeut për të barazuar me Hristov, por bullgari i vetëm me portierin nuk shënon. Në pjesën e dytë Mitraj jep një pasim perfekt për Xhejms, i cili shënon i vetëm përballë portierit korcar.
Por atëherë kur mendohej se gjithçka po mbyllej, Josa fut në fushë Shkëmbin dhe Salihin duke ndryshuar krejtësisht rrjedhën e lojës. Fillimisht në të 66’ Salihi shënon golin e parë pas pasimit të saktë të Berishës, por goli u shoqërua me polemika, pasi nga klubi bardhezi u pretendua për prekje të topit me dorë nga kosovari, por edhe për mos respektim të ‘Fair play’-it, pasi lojtari kundërshtar ishte i dëmtuar në fushë dhe loja nuk ndaloi.
Goli corientoi Laçin që pësoi edhe golin e dytë në të 74’ përsëri me Salihin, këtë herë pas pasimit të saktë nga Abazi duke goditur saktë me kokë në zonë. Pas përfundimit në barazim të kohës së rregullat dy ekipet i janë drejtuar shtesës. Pjesa e parë përfundoi në barazim, po ashtu edhe e dyta duke dërguar ekipet në pikën e bardhë për të përcaktuar fituesin, ku fati i buzëqeshi Laçit, pasi triumfoi 8-7.
d.balla/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
57.2%
-
Pas 2030
31.6%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 1282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur
12 Tetor, 13:50
-
U hap në qershor, 2.7 milionë makina kaluan në aksin Thumanë-Kashar! 715 mijë makina në tunelin e Llogarasë! Kumbaro! 9.7 milionë turistë për 8 muaj
12 Tetor, 13:42
-
VIDEO/ Gjashtë të lënduar, si ndodhi sherri mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin e Barcelonës
12 Tetor, 13:42
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, publikohen fotot pas ngjarjes! Prokuroria: Ka ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit
12 Tetor, 13:40
-
Legjenda Sokol Kushta për Kombëtaren: Bëmë dy hapa pas, trajneri dhe lojtarët mos justifikohen
12 Tetor, 13:27
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Pata: Berisha e Meta kundër, s’duan që qeveria ta kalojë këtë fazë! BE nuk afron një narkoshtet
12 Tetor, 13:26
-
Pranoi të marrë mandatin e Salianjit - A do ti bashkohet 'mosbindjes civile? Ja si përgjigjet Andrea Mano
12 Tetor, 13:26
-
Kosova në udhëtim, Foda: Të fitojmë çdo ndeshje për kreun! Amir Rrahmani: Në fushë vetëm për maksimumin
12 Tetor, 13:14
-
Tiranë/ Lëvizte i armatosur në zonën e Laprakës, arrestohet 30-vjeçari! Me pistoletë në çantë, ishte pasagjer në makinë
12 Tetor, 13:13
-
Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohet shefi i hetimit të krimeve në Peqin dhe 3 inspektorë
12 Tetor, 13:08
-
Kundërshtari më i ashpër i Vladimir Putin, Aleksei Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg
12 Tetor, 12:45
-
Erion Braçe nxjerr videon me “fyerje” dhe tregon bisedën me Albanën: Më kapi dhe më tha, ke 20 vjet që merresh me mua, çfarë ke?
12 Tetor, 12:38