Duke vënë përballë racionalitetin e Edi Ramës për vizionin që kishte ai për Tiranën përballë emocionalitetit dhe sulmit të verbër të fobistëve të PD-së ndaj tij, P. Meçani vë përballë faktet e marra nga shtypi i kohës.
“Historia dhe tradita, vizioni ynë për Tiranën do të deklaronte Besnik Mustafaj gjatë ceremonisë së monumentit të Sulejman Pashë Mulletit me rastin e 80-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë. Një figurë historike që mban edhe titullin Simbol i Qytetit” (RD-29 shtator 2000).
Meçani pas këtij fakti pyet: “Por cilën punë të lënë nga paraardhësit e tij do të vazhdonte zoti Besnik në qoftë se do të zgjidhje kryebashkiak?”. Dhe argumenton më tej se: “Në një nivel metaforik Mustafaj e bën talljen ndaj shqiptarëve gjatë tetë vjetësh administratimi demokrat, shumë të qartë.
Nuk mund të flasësh për shpirt dhe autoritet të Tiranës, kur Brojka dhe Kelmendi e kishin kthyer bashkinë e Tiranës në një mercenar të krimit të organizuar, në kaos dhe të deformuar në formën e një kioske”.
Ndërsa angazhimin e shkrimtarit dhe politikanit Tedor Laço kundër Ramës, autori e lidh me Reformën Rama në Kulturë, qw pasohet me një shpërthim të madh të Ramafobisë, e nxitur pikërisht prej shkrimtarëve si Besnik Mustafaj dhe T.Laço.
“Shpërthimi i Ramafobisë ishte në thelb i padrejtë. Reforma në kulturë e Ramës nuk përkonte me ndonjë parti politike, me ndonjë klasë ekonomike apo shtresash shoqërore”, shkruan Meçani, duke argumentuar më tej sesi Ramafobia pushtoi faqet e para të RD-së.
“Laço e dinte se kjo sipërmarrje e Ramës nuk ishte e lehtë, mediokriteti i ngjante një llumi llave, në atë masë që kishte qenë shtyllë e rendit tradicional të primitives në pushtetin Berisha...“Hyn me putra prej ariu mbi çdo gjurmë që lënë paraardhësit”, do të shkruante Teodor Laço.
Përfundimisht Meçani thotë se “akuzat ndaj Ramës nuk mund ta mbulonin dot dëmin e grumbulluar nga Partia Demokratike para se Rama të bëhej ministër Kulture.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)16.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com