Në La Liga Real Madrid nuk di të ndalet dhe vijon marshimin drejt titullit kampion.

Ndeshjen e javës së 23-të ndaj Espanjol madrilenët e fituan në shifrat 2-0 duke siguruar tre pikët e radhës dhe duke u ngjitur në kuotën e 52 pikëve.

Megjithëse me shumë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Napolit në Champions League është Reali që bën lojën dhe kërkon golin.

Diçka të tillë e arrin në minutën e 33-të me sulmuesin Alvaro Morata që shënon me kokë.

Edhe pjesa e dytë është nën dominimin madrilen dhe goli i dytë shënohet nga i rikthyer Gareth Bale.

Minuta e 83-të dhe uellsiani pas një galopimi të gjatë shënon një gol të bukur. 2-0 e mposht Real Madrid Espanjolin dhe mbetet favorit për t'u shpallur kampion.

Edhe Atletiko Madrid e ka fituar ndeshjen e saj në transfertë 4-1 ndaj Gijon ku tre gola u shënuan nga Kevin Gameiro.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com