La Liga denoncon Manchester Cityn në Komisionin Evropian për ‘mashtrim financiar’

La Liga denoncon Manchester Cityn në Komisionin Evropian për ‘mashtrim financiar’

Javier Tebas, presidenti i La Ligës

Manchester City ka qenë një nga skuadrat më të diskutuara të futbollit vitet e fundit, veçanërisht në lidhje me çështjet financiare. ‘Qytetarët’ janë aktualisht nën hetim nga Premier League për 115 shkelje të supozuara të rregullave të Fair Play-t Financiar dhe kundër tyre ka më shumë pretendime.

Këtë herë klubi anglez përfundoi në fokusin e La Ligës spanjolle, e cila e raportoi zyrtarisht në Komisionin Evropian për mashtrim financiar dhe konkurrencë të pandershme.

Këtë e konfirmoi presidenti i La Ligës, Javier Tebas, i cili duke folur në Samitin e Biznesit të Futbollit të Financial Times, në një fjalim të zgjeruar për gjendjen e futbollit në Evropë, hodhi akuza të reja kundër tyre.

"Ajo që më shqetëson është se Manchester City ka një grup kompanish që janë jashtë City Football Group. Për shembull, ata kanë kompani skautingu dhe marketingu që grumbullojnë tarifa të larta, por i faturojnë Manchester Cityt shuma të ulëta. Kjo i lejon ata të kenë një strukturë që anashkalon rregullat. Si rezultat, ne kemi raportuar Manchester Cityn në Komisionin Evropian", tha ai.

Girona është një nga klubet nën ombrellën e City Football Group dhe Tebas përdori skuadrën katalanase për të sqaruar dyshimin e tij.

“E njëjta gjë ndodh në çdo sektor, ndaj pse jo edhe në futboll? Kur City Football Group bleu Gironan, ata i huazuan pesë lojtarë. Ne kontrolluam vlerësimet dhe llogaritëm se ato ishin 40 herë më të larta se ato të pretenduara nga Manchester City”, tha ai.

Tebas theksoi se ai mbajti një qëndrim të ngjashëm me Paris Saint Germain në vitin 2023.

“Nuk ka të bëjë vetëm me Manchester Cityn. Ne kemi denoncuar Paris Saint Germain në Komisionin Evropian. Sa për Newcastle, ne nuk kemi bërë asgjë për të ende. Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme”, mbylli Tebas.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli