VIDEO/ Vedat Muriqi 'engjëll dhe djall' në Spanjë, shënon autogol dhe më pas përmbys Kumbullën

VIDEO/ Vedat Muriqi 'engjëll dhe djall' në Spanjë, shënon autogol dhe më pas përmbys Kumbullën

Vedat Muriqi

La Liga në Spanjë luan aktin e 28-të. Në Palma de Mallorca, vendasit e Mallorcas kishin përballë Espanyolin. Sfida u zhbllokua pas 52 minutash dhe ishin miqtë që siguruan epërsinë me autogolin e Vedat Muriqit.

Një krosim nga zhvillimet e një këndoreje bëri që sulmuesi i Kosovës ta devijonte lehtë topin, aq sa u desh që mos e nxirrte jashtë, por ta ndalte në portën e tij.

Në minutën e 63-të Muriqi kishte mundësi të korrigjonte veten, por gaboi nga pika e penalltisë. Më pas vendasit barazuan me Asano, ndërsa Muriqi nuk ishte ndalur këtu.

Në shtesën e shtatë, sulmuesi u paraqit sërish para penalltisë dhe këtë herë nuk gaboi duke e ndalur topin në rrjetë, me Mallorcan që përmbysi 2-1 Espanyolin.

Te katalanasit paraqitje të mirë bëri mbrojtësi Marash Kumbulla, por pa mundur dot të shmangte humbjen e të tijve.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit