Manchester City ka siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të FA Cup. Djemtë e Pep Guardiolës përmbysën 3-1 Plymouth dhe shmangën turpërimin në një ndeshje që rezultoi më e fortë se në letër.

Duhej minuta e 38-të që "Etihad" të heshtte nga goli i Talovierov. Në ekstremin e pjesës së parë ishte O'Reilly që vendosi ekuilibrat për 1-1. Fraksioni i dytë pa miqtë të mbroheshin mirë dhe Pep Guardiola nuk po gjente dot "çelësin" e golit.

Sërish O'Reilly në minutën e 76-të bëri që me dopietën personale të gëzonte tifozët, para se De Bruyne në minutën e fundit të "vuloste" ndeshjen për 3-1. Tanimë City është në fazën çerekfinale dhe kërkon t'i shkojë deri në fund këtij turneu, duke qenë se në kampionat shanset janë të pakta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 00:15

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?