Griezmann ndryshon fatin e kampionatin spanjoll. Një gol i francezit 5 minuta nga fundi bën që derbi i Madrid-it të mbyllet në barazim dhe Reali të humbasë një mundësi të artë për t'u rikthyer tek titulli.

Në “Santiago Bernabeu” derbi Real-Atletico përfundon në shifrat 1-1 dhe tashmë skuadra e Zidane garën për titullin kampion duhet ta nisë nga zero.

Ndeshja ishte spektakolare, në pjesën e parë nuk shënohen gola edhe për meritë të portierëve respektivë Keylor Navas dhe Oblak por në një rast Ronaldon e frenon vetëm koka e mbrojtësit Saviç.

Pjesën e dytë Reali e nis me gol.

Portugezi Pepe me kokë e dërgon topin në rrjetë duke mposhtur Oblak dhe duke i dhënë avantazhin Realit. Edhe minutat në vijim Los Blancos janë ata që bëjnë lojën,kanë raste të mira por nuk shënojnë.

Reali nuk e mbyll ndeshjen dhe në minutën e 85-të është Atletico që e ndëshkon.

Një kombinim i bukur Correa-Griezmann dërgon francezin përballë Navas dhe numri 7 nuk gabon dukë ngrirë Bernabeun.

Derbi Real-Atletico përfundon 1-1 me galaktikët që shkojnë në 72 pikë dhe Atletico vijon të mbajë vendin e tretë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com