Real Madridi ka mbetur sërish një pikë pas Barcelonës kryesuese në La Liga. Për raundin e 22-të në elitën e futbollit në Spanjë, ekipi i Arbeloas fitoi me shumë vështirësi 2-1 kundër Rayo Vallecanos në derbin e vogël të Madridit, teksa nuk munguan fërshëllimat nga tifozët. Ndeshja zgjati 115 minuta.
Reali e nisi ndeshjen në sulm, por në minutën e 10-të dëmtimi në kofshën e majtë të këmbës bëri që Jude Bellingham të linte fushën mes dhimbjeve dhe të zëvendësohej nga Diaz. Goli i parë për Real Madridin u shënua pas 15 minutave lojë. Duhej i sapofuturi Diaz që të asistonte për Vinicius Junior, me këtë të fundit që shënoi një gol të bukur.
Fraksioni i dytë nisi me golin e barazimit nga Vallecano. de Frutos shënoi pas asistimit të Garcias, ndërsa miqtë mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Pathe Ciss.
Reali provoi të shënonte golin e fitores, por Mbappe u ndal nga trau i portës, ndërsa më pas Camavinga nga shtylla e majtë pingule e mbrojtur nga Batalla. Me ndeshjen që po shkonte drejt fundit, Real Madridi mori zemër kur arbitri akordoi nëntë minuta shtesë.
Në minutën e fundit, pikërisht në 90+9 ishte ndërhyrja e gabuar në zonë e Nobel Mendy në dëm të Diaz që i dha të drejtën Real Madridit të fitonte një penallti. Nga 11 metërshi Mbappe u tregua i qetë dhe shënoi golin që i dha të tijve tri pikë shumë të rëndësishme.
Në fund pati edhe përplasje mes futbollistëve, teska Chavarria i miqve doli me karton të kuq. Vallacano e mbylli ndeshjen me nëntë futbollistë, ndërsa Ivan Balliu qëndroi në stol.
Me 54 pikë Real Madridi mbetet në vendin e dytë të renditjes, një pikë pas kryesuesve të Barcelonës. Ndërkohë Vallacano humbi një mundësi të mirë për të dalë me pikë, teksa mban vendin e 17-të me 22 pikë. Tre humbje radhazi ka ekipi i Vallecanos në kampionat.
Ndeshjen e ardhshme Real Madridi e luan kundër Valencias në udhëtim, ndërsa Vallecano pret Oviedon.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Janar, 09:18
Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.6%
-
Të gabuar
59.3%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 5375
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Ulërima e Rui Costës dhe këshilla e tifozëve, goli vendimtar i portierit të Benficas kundër Realit të Madridit në sekondat e fundit që kualifikoi 'Shqiponjat'
29 Janar, 09:37
-
Champions League/ Mësohen kundërshtarët e mundshëm në play-off, Interi ose Reali përballen me Mourinhon! Juventusi kundër Brugge ose Galatasaray (SHORTI)
29 Janar, 09:00
-
Champions League mbylli sot ndeshjet e ligës me 18 duele, skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave dhe play-off! Surprizojnë Reali, Juvja dhe Interi, ngec edhe PSG! Eliminohet Napoli
28 Janar, 22:58
-
Champions League luan sot aktin e fundit të grupit, 18 ndeshje në një orar! Emrat 'big' që mund të mbeten jashtë, Napoli rrezikon eliminimin (LLOGARITË)
28 Janar, 09:03
-
‘Ata i ndalojnë, ne iu japim dokumentat’! Spanja ofron status ligjor për 500 mijë emigrantë të paligjshëm!
27 Janar, 14:37
-
GOLAT/ Barça fiton kundër Oviedos dhe rigjen kreun e La Ligas! Atletico Madridi 'blindon' vendin e tretë, Mallorca rrezikon qëndrimin në elitë
25 Janar, 16:39
-
GOLAT/ Mbappe 'vjen' nga tjetër planet, Real Madridi fiton 0-2 kundër Villarrealit dhe i merr Barçës kreun e La Ligas
25 Janar, 15:03
-
Kapen 200 kg kokainë në Spanjë, ‘çmontohet’ rrjeti i trafikut të drogës! 8 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë
24 Janar, 17:17
-
'Dashuria e vjetër' dhe rivalët e Romës, dy klube kërkojnë Marash Kumbullën që në janar
24 Janar, 15:13
-
Përplasja e trenave në Spanjë shkaktoi 45 viktima, hetimi paraprak: Shina e hekurudhës ishte çarë para aksidentit
23 Janar, 21:43
-
Shqipëria në Panairin e Turizmit, ministri Gonxhja: Kënaqësi të takoja kryebashkiakun e Madridit
23 Janar, 21:28
-
Spanjë/ Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, 200 kg kokainë drejt Europës e fshehur në kontejner, 8 persona të arrestuar
23 Janar, 17:47