La liga/ Rikthehet Barcelona
“tërmet” 8 ballësh në La Coruna

La liga/ Rikthehet Barcelona<br />“tërmet” 8 ballësh në La Coruna
Në tre ndeshjet e fundit në La Liga kishin shënuar vetëm 2 gola, duke regjistruar 3 humbja, por mbrëmjen e së mërkurës, Barcelona ka nxjerrë të gjithë inatin e ndeshjeve të fundit duke fituar thellë, 0-8 ndaj Deportivo La Corunas në transfertë.

Luis Suarez ishte njeriu i ndeshjes pasi arriti të shënonte 4 herë, ndërsa gjetën golin edhe Rakitic, Bartra, Neymar, si edhe Lionel Messi, i cili nuk shënonte prej javësh të tëra.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm dy gola, ndërsa në të dytën ekipi i Luis Enriques shënoi edhe 6 herë të tjera.

Me këtë fitore, Barcelona ruan vendin e parë me 79 pikë, por Atletico ka mundësi të barazohet sërish me katalanasit me pikë nëse do të fitojë ndeshjen ndaj Bilbaos, ndërsa Reali luan ndaj Villareal dhe nëse fiton e çon sërish në një pikë diferencën nga kryesuesit. tch

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)