Të hënën në darkë ishte dita e fundit e merkatos dhe tani është kohë bilancesh, me kampionatin spanjoll, ‘La Liga-n’, që për herë të parë në histori ka kaluar 1 miliard euro blerje. Madje shifra ekzakte është 1 miliard e 301 mln euro, rekord absolut për këtë kampionat. E të imagjinosh që operacione tepër të bujshme çaluan për pak, si Neymar dhe Pogba, të cilët do ta bënin akoma më të frikshme këtë verë në Spanjë.
Në krahasim me verën e kaluar ka një diferencë prej 413 mln euro më shumë investime, ndërkohë që 308.5 mln euro është diferenca mes blerjeve dhe shitjeve. Njëkohësisht kjo sifër, 038.5 mln euro, është edhe humbja e klubeve në merkato.
Real Madrid është klubi që ka kontribuar më shumë në blerjen e futbollistëve pasi ‘galaktikët’ këtë verë kanë shpeznuar 298 mln euro për tetë blerje në total. Hazard është blerja më e shtrenjtë me 100 mln euro. Gjithsesi lojtari më i kushtueshëm ishte Joao Felix, futbollisti i blerë nga Atletico Madrid te Benfica për 127.2 mln euro. 96 nga këto klubi madrilen i përfitoj nga shitja e Griezman, pasi 24 mln eurot e tjera shkruan për Real Sociedad, që kishte një pjesë të kartonit të francezit.
Mallorca është klubi që ka bërë më shumë blerje, 16, ndërsa është e treta nga fundi për shpenzime. Ata shpeznuan vetëm 7 mln euro, ndërkohë që Athletic Bilbao ka shpenzuar zero, ndërsa Valladolid vetëm 1 mln euro. Valladolid është klubi që gjithashtu ka patur më shumë largime, 19, ndërsa nuk ka bërë asnjë afrim.
Leganes është klubi i dytë që ka bërë më shumë afrime, 15 lojtarë, ndërsa Sevillia është klubi i dytë me më shumë të larguar, 18, nga të cilët ka përfituar 100 mln euro. Vetëm Barcelona dhe Real Madrid kanë bërë më shumë para se ata.
Rasti i Athletic Bilbao është me të vërtetë interesant pasi është klubi më pak i përfshirë në merkato me katër largime dhe 5 afrime, pavarësisht se nuk ka shpenzuar as edhe një qindarkë.