Uran Metko është kryetari i parë i zgjedhur nga PD e Tiranës. Burimet kanë bërë të ditur se Metko ka fituar me 93 për qind të votave në zonën e Xhamllikut te njësia 3. Përballë tij ishin vendosur Andrin Tahiri dhe Bert Kaculi. Pavarësisht se Metko ka ardhur nga radhët e Partisë Balli Kombëtar, me të cilët ka qenë dhe deputet, ai ka marrë dhe mbështetjen e demokratëve. Ndërkohë që Metko është detyruar që të japë dorëheqjen nga posti në Bashki për shkak të urdhëresës së dalë nga Basha.

Burimet kanë bërë të ditur se më datën 12 korrik kreu i PD ka shpërndarë për demokratët e interesuar formularin e kandidimit ku secili prej tyre duhej të shprehte pozicionin që mbante. Ndërsa nëse do të duhej të vendoste kandidimin duhej të linte vendin e punës.

Nga ana tjetër në formularin e dhënë Basha ka kërkuar që vetë konkurrentët të shprehin nëse kanë qenë të dënuar më parë apo jo. Madje me vullnet të lirë duhet të shprehen dhe nëse kanë një mandat të zgjedhuri. Kandidatët që kanë dorëzuar brenda afatit, kanë kaluar dhe në listën e verifikimeve të mëtejshme, për të parë nëse të dhënat janë në përputhje të plotë apo jo.

Burimet kanë bërë të ditur se menjëherë pasi të përfundojnë zgjedhjet në PD-në e Tiranës do të kërkohet mbledhja e konventës së përgjithshme për të nisur me zgjedhjen e strukturave drejtuese të demokratëve.