La skuadrën shkodrane për të shkuar në Amerikë, ja kush e zëvendëson Likën te Vllaznia

La skuadrën shkodrane për të shkuar në Amerikë, ja kush e zëvendëson Likën te Vllaznia

Agim Canaj, ish-trajneri i shumë skuadrave në Superligën shqiptare por edhe në kategoritë e tjera, do të jetë pasuesi i Hasan Likës te Vllaznia. Klubi shkodran ka njoftuar lajmin në fazen zyrtare, ku saktëson se Canaj fillimisht do të ketë kontratë deri në fund të sezonit.

Njoftimi

KF Vllaznia bën të ditur se në vendin e Hasan Likës, emëron në postin e trajnerit të ekipit të parë të Vllaznisë, z.Agim Canaj.
Eksperienca e tij e madhe në futbollin shqiptar, fakti që e njeh mjaft mirë Vllazninë dhe futbollin shkodran ngaqë e ka drejtuar edhe më përpara atë dhe po ashtu edhe dëshira e shprehur për t’u rikthyer sërish në krye të ekipit tonë, janë konsideruar elementë shumë të favorshëm për ta emëruar z.Canaj në këtë detyrë duke besuar se ai dhe skuadra do ta çojnë deri në fund punën e nisur nga trajneri i mëparshëm, për arritjen e objektivit që ajo ka.
KF Vllaznia bën të ditur se marrëveshja me Agim Canajn do të jetë fillimisht deri në fund të këtij sezoni, por më pas, bashkëpunimi mund të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen z.Canaj duke shpresuar që sëbashku të bëjmë gjëra të mira për skuadrën dhe klubin tonë.
KF Vllaznia

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar