Vjedhja e energjisë elektrike zbulon laboratorin e dytë të kriptomonedhave në Shqipëri, njohur masivishti si 'bitcoin', kamufluar në një fabrikë. Pas magazinave ku ishte instaluar laboratori 'bitcoin'  tek 5 Maji në Tiranë, që u zbuluan nga krimi ekonomik nga hetimi i një vrasje mes shokëve, dhe policia e Fierit ka vënë në pranga një të dyshuar për prodhim kriptomonedha, fshehje taksash dhe vjedhje energjie. 

Ai është Fabjo Braçaj 26 vjeç ndërsa në kërkim është shpallur Fatjon Koçi 25 vjeç. Këta persona në bashkëpunim, sipas hetimeve, kanë krijuar  'fabrikën' e prodhimit të monedhës elektronike duke kryer aktivitet të palicencuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Kujtojmë se laboratori i parë për prodhimin e monedhave virtuale u zbulua në maj të këtij viti, pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema. Laboratori i kriptomonedhave ishte në pronësi të viktimës dhe grupit të miqve të tij, mes të cilëve edhe Marjus Dema i cili qëlloi për vdekje 27-vjeçarin.

1624705964_Screenshot2.jpg