Kreu i Policisë së Shtetit, mësohet se ka ‘braktisur’ takimin me ministrin e Brendshëm italian, Angelino Alfano, për të qenë vetë në krye të një prej operacioneve më të rrezikshme të kryera kohëve të fundit.
Informacioni se në laboratorë gjendeshin njerëz të armatosur me armë të kalibrit të rëndë, ka bërë që vetë Didi të vihet në krye të një grupi efektivësh të RENEA-s dhe të FNSH-së, për të bërë të mundur mosrrezikimin e jetës së forcave të përfshira në operacion.
Mbërritja e bluve në Elbasan mësohet se është kryer në fshehtësi të plotë dhe ndërhyrja është kryer pikërisht në një orar me dritë, pasi eksitonte frika e kundërpërgjigjes me armë.
Nga të dhënat e policisë saktësohet se në operacion policia ka patur mbi 20 qenë të specializuar për ndërhyrje të tilla, të cilët janë përdorur për të bërë të mundur zbulimin e të gjithë bazës së kokainës, më e madhja e kapur në vendin tonë. Operacioni mësohet se është shtrirë përveç Elbasanit edhe në Korçë, Tiranë, Fier dhe Durrës.
Të dhënat flasin për një rrjet me shpërndarje të gjerë në vendin tonë, ndërkohë që grupi që është ngritur për hetimin e kësaj çështjeje, kanë nisur të zbulojnë rrugët nga ka hyrë kokaina në vendin tonë. Korça mbetet pika kryesore ku dyshohet se ka shërbyer edhe si trampolinë kufitare.
Shkrimi u publikua sot(15.01.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
Redaksia online
/Shqiptarja.com