SHKODER - 24 orë pas zbulimit të laboratorit ku kultivohej kanabis sativa në Barbullush të Shkodrës, ka rënë në prangat e policisë 21-vjeçari Sentiliano Gjergji, pronar i banesës ku gjet edhe laboratori i drogës.

Këtij të fundit ju gjetën në laborator 60 vazo të mbjella me rreth 200 bimë narkotike kannabis sattiva, 1 armë zjarri automatik Model 56 dhe 45 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Ndërkohë efektivët e policisë kanë së bashku me 21-vjeçarin, Sentiljano Gjergji kanë prangosur edhe 24-vjeçarin, Paulin Veinca, bashkëpunëtor i Gjergjit.

Blutë e Shkodrës kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tretë, Mentadent Veinca 24 vjeç, teksa nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij të fundit u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri dhe një sasi fishekësh.

arrestohet