Laboratori i kokainës, ende nën ruajte
nga policia, Banorët: Nuk kishim dijeni 

ELBASAN - Të shumtë janë efektivat e policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që vazhdojnë të ruajnë objektin ku u zbulua laboratori më i madh i drogës në Shqipëri.
 
Veç ruajtjes së objektit nuk duket asnjë lëvizje apo spostim i materialeve të sekuestruara.
 
Të vetmet lëvizje në këto ambiente janë shpendët ndërkohë që jashtë punëtorët e lëndëve drusore i janë kthyer punës.
 
Një mur i lartë që nuk ka shumë kohë që është ndërtuar ka siguruar objektin në pjesën e pasme edhe pse hekurudha është një zgjidhje e mirë për të larguar kureshtarët.

laboratori
 
Ndërkohë që para laboratorit duket vetëm një derë, në pjesën e pasme komunikimi duket i mirëorganizuar.
 
Fshati Xibrakë është pak më tej të ashtuquajturës fabrikë e drogës. Banorët shprehen të çuditur pasi as nuk e mendonin se aty ku kalonin çdo ditë do të gjendej një laborator i tillë.

laboratori

Madje edhe punëtoret e bimëve mjekësore shprehen se nuk kishin vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë.
 
Ato merrnin 5 mijë lekë në ditë për të pastruar bimët mjekësore që grumbulloheshin në njërën prej magazinave.
 
Gjithçka duket e vështirë për tu besuar e ndërsa përgjigja më e shpeshtë që marrim në këtë fshat është “Nuk dimë gjë, nuk kemi parë gjë.”

laboratori

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët