Zhvillim historik për laburistët në Britaninë e Madhe. Jeremy Corbyn, një radikal që kundërshton masat shtrënguese ekonomike, i afërt me SYRIZA-n dhe Podemos, është kryetari i ri partisë më të madhe opozitare në vend, duke ndryshuar krejtësisht për nga e majta drejtimin e partisë.
66 vjeçari, kandidat i së majtës pacifiste arriti të fitojë zgjedhjet brenda partisë me 59,5 % të votave, duke mposhtur që në votimin e parë tre kundërshtarët e tjerë. Sipas BBC, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 76,3% nga 500 mijë anëtarë dhe simpatizantë të regjistruar.
Kështu deputeti i Islington, zëvendëson Ed Miliband, i cili dha dorëheqjen pas rezultatit të dobët të laburistëve në zgjedhjet e kaluara të 7 majit, që konfirmuan konservatorët e David Cameron. Në fushë kundër 66 vjeçarit, javët e fundit zbritën edhe dy ish kryeministrat Tony Blair e Gordon Brown, të shqetësuar për kthimin nga e majta të partisë, gjë që nuk ja dolën dot ta ndryshojnë. Dhe në fakt, lideri i ri laburist nuk përputhet aspak me politikën tradicionale të partisë.
Pikat kyçe të programit të tij janë: T'i jepet fund masave shtrënguese të qeverisë Cameron, vendosja e taksave më të larta për më të pasurit, shtetëzimi i disa sipërmarrjeve duke nisur që nga hekurudhat dhe mbështetje për emigrantët.
Ndryshimi është mëse i dukshëm që me veprimin e tij të parë si lider laburist. “Hapi i parë që do të bëj si lideri i partisë është të shkoj në demonstratë për të treguar mbështetjen time ndaj refugjatëve dhe për të kundërshtuar mënyrën se si ata trajtohen në këtë vend”-tha Corbyn.
E ndërsa shpalosi programin e tij, mes duartrokitjeve, Corbyn sqaroi se ka për qëllim ti rikthejë shpresën njerëzve të thjeshtë dhe s’mund të durojë më pabarazinë, padrejtësinë dhe varfërinë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com