Laburistët triumfojnë në Britaninë e Madhe, Rishi Sunak humb zgjedhjet! Kein Starmer do të jetë kryeministri i ri: Nis ndryshimi

Laburistët triumfojnë në Britaninë e Madhe, Rishi Sunak humb zgjedhjet! Kein Starmer do të jetë kryeministri i ri: Nis ndryshimi

Keir Starmer

LONDËR- Mbretëria e Bashkuar kthehet majtas. Exit poll-et konfirmojnë atë që sondazhet kanë thënë prej muajsh: Laburistët marrin një shumicë të madhe absolute dhe Keir Starmer, si lider i partisë më të votuar, do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

Partia e tij, sipas "exit poll"-it, pritet t'i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërkohë partia konservatore pritet të kenë 140 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit, shkruan BBC.

Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisje nga Partia Konservatore, tregoi rezultati i një “exit poll”-i që u publikua menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, në natën e së enjtes, 4 korrik.

"Të gjithë atyre që bënë fushatë për laburistët në këto zgjedhje, të gjithë atyre që votuan për ne dhe i besuan Partisë sonë të ndryshuar Laburiste - faleminderit", shkroi Starmer në platformën sociale X, menjëherë pas publikimit të shifrave të sondazhit.

Elektorati duket se i ka dhënë një goditje të madhe konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010.

Më vjen keq, urova Starmer për fitoren, tha Sunak ndërsa pranoi humbjen

Në zgjedhjet e vitit 2019, konservatorët fituan 365 vende dhe laburistët 202. Që atëherë, dorëheqjet, përjashtimet dhe disa ngjarje të tjera e reduktuan shumicën e konservatorëve. Aktualisht, konservatorët kanë 344 vende, kurse laburistët 205.

Sunak, i cili e zëvendësoi Trussin, më pak se dy vjet më parë, shpalli zgjedhjet e 4 korrikut pavarësisht sondazheve që parashihnin humbje të partisë së tij. Analistët vlerësuan se ai e pa arritjen e disa sukseseve në ekonomi - sikurse rënia e inflacionit dhe rritja ekonomike - si momentin më të mirë për të çuar vendin në zgjedhje. Ky është rezultati më i keq për konservatorët që nga viti 1834, kur u themelua.

Sunak do t'ia paraqesë zyrtarisht dorëheqjen mbretit sot pasdite. Starmer, si udhëheqës i partisë fituese, do të takohet më pas me mbretin, i cili do t'i kërkojë atij ta formojë një Qeveri.

Më pas, kryeministri i ardhshëm zakonisht shkon në Downing Street për ta mbajtur një fjalim para publikut. Gjatë ditëve në vijim, udhëheqësi i ri do ta fillojë emërimin e ministrave të Qeverisë, duke filluar nga postet e larta dhe duke kaluar në role me më pak përgjegjësi.

Parlamenti pritet ta rinisë punën më 9 korrik. Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit do të zgjidhet nga radhët e deputetëve të Parlamentit. Secili deputet më pas do ta bëjë betimin për besnikëri ndaj mbretit ose do ta bëjë një pohim solemn (deklarim se do ta thotë të vërtetën). Kjo procedurë zakonisht zgjat disa ditë.

Hapja e Parlamentit dhe Fjalimi i Mbretit, që përcakton programin e legjislacionit të Qeverisë për seancën parlamentare, priten më 17 korrik, megjithëse kjo datë mund të ndryshohet nga Qeveria e ardhshme.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri me pranga  në KQZ, vendoset sot për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës! Shikoni pamjet ekskluzive

Fredi Beleri me pranga në KQZ, vendoset sot për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës! Shikoni pamjet ekskluzive