Policia ka arrestuar 21-vjeçarin Alberto Markaj, i cili ditën e djeshme plagosi 55-vjeçarin Mark Lleshi. Pas një konflikti për motive pronësie në qytetin e Laçit, i riu tentoi të vriste Lleshin, që aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia e Kurbinit ka arrestuar Markajn dhe ka sekuestruar armën e të riut që do të hetohet per veprën penale ''Vrasje me dashje e mbetur në tentativë'' dhe "Armëmbajtje pa leje".


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com