LAÇ- Pronari i një lokali është qëlluar më armë zjarri, pas një sherri me katër të rinj.
 
Të rinjtë janë konfliktuar me pronarin e lokalit, Rudolf Toma dhe gjatë sherrit njëri prej tyre e ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë.
 
I plagosuri është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
 
Policia ka identifikuar autorët dhe njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa po punohet për arrestimin e tre të tjerëve.
 
Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që solli konfliktin dhe plagosjen e pronarit të lokalit.
 

dy.b/shqiptarja.com