LAC - Policia e Kurbinit ka arrestuar tre personat që në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë vrarë 23-vjeçarin Gëzim Gjoni një nate më parë. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen numër dy të qytetit të Laçit.

Sot në prangat e uniformave blu kanë rënë Tor Gjomarkaj, Napolon Doçi dhe Arben Leka. Arrestimi i tyre ndodhi pasi disa sinjalizimeve që ata ishin strehuar të i afërmi i njërit prej tyre në periferi të Laçit.

Në momentin e arrestimit u është bllokuar pistoleta tip Bereta që dyshohet të jetë arma me të cilin kanë qëlluar ndaj viktimës, si dhe një karikatorë me 12 fishekë.

Organi i akuzës do i hetojë të arrestuarit nën akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)