'Laçi dhe Erzeni për titull', Mirel Josa pas fitores: Kampionatin s'e vendos ndeshja me Tiranën

'Laçi dhe Erzeni për titull', Mirel Josa pas fitores: Kampionatin s'e vendos ndeshja me Tiranën

Mirel Josa pas ndeshjes

Vllaznia fitoi 2-0 me Kukësin për javën e 20-të në Superligë. Në "Loro Boriçi" djemtë e Mirel Josës u treguan më të saktë para porte. Pas ndeshjes trajneri Josa foli për shumëçka, teksa sheh edhe Laçin dhe Erzenin në garë për titullin. Shkodranët janë në vendin e dytë, gjashtë pikë pas Tiranës kryesuese.

Ndeshja? E rëndësishme për ne ishin tre pikët. Skuadra për mendimin tim ishte vendosur mirë, dinte çfarë kërkonte në fushë dhe kjo solli avantazhin tonë. Pavarësisht se edhe Kukësi, para se të pësonte golin, zhvilloi aksione të mira me dalje në krahë dhe u munduan t’i shërbejnë njëri-tjetrit. Por të them të drejtën jam i kënaqur për mënyrën se si skuadra shënoi dhe diti të administronte lojën. Pastaj goli i dytë e bëri shumë më të lehtë administrimin e lojë. Më pëlqeu rigoroziteti në pjesën e dytë, skuadra nuk u shthur, edhe kur dilnim në sulme të shpejta. Thjesht në momentet kur fitonim topin, duhej të ishim më efikas.

Dëmtimet? Vllaznia është ekip ku punojnë të gjithë lojtarët. Nga momentin që kanë dëmtime, do i presim në momentin e duhur. Edhe Latifit deshëm t’i jepnim disa minuta, presim qendërmbrojtësit dhe Boshnjakun i cili ishte në grumbullim por nuk ishte i gatshëm për ndeshje se përsëri nuk ka qenë 100%. Do të shohim, por unë jam i kënaqur me ata që kam tani për tani. Nuk do të thotë që vijnë të tjerët dhe do të kemi një futboll ndryshe. Unë do të kërkoj futboll që më bëjnë lojtarët që kam në fushë.

Dueli me Tiranën? Për mua kishte rëndësi ndeshja sot, duhet të siguronim në çdo mënyrë tre pikët, si për moralin, ashtu edhe për pikët. Unë nuk fus vetëm Tiranën dhe ne në luftën për titull, por fus edhe Erzenin e Laçin që ka treguar që është një skuadër e cila pretendon të shkojë më lart. Kështu që për mendimin tim do të shohim që të qetësojmë skuadrën që të përgatitim si duhet ndeshjen me Tiranën. Është e rëndësishme ndeshja me Tiranën por nuk është se do zgjidhet gjithçka në atë ndeshje,. Në futboll nuk ka o sot o kurrë”, tha Josa pas përfundimit të ndeshjes.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Vllaznia fiton 'derbin e veriut' dhe ndjek Tiranën, Teuta shumë e fortë për Bylisin! Paqe mes Kastriotit dhe Erzenit


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale