Laçi s’e fal Flamurtarin, tre gola për tre pikët

Laçi s’e fal Flamurtarin, tre gola për tre pikët

Laçi ka lënë shpejt pas krahëve humbjen me Partizanin pasi sot kurbinasit kanë fituar pastër 3-0 kundër Flamurtarit në takimin e vlefshëm për javën e 14 të Superligës.

Pavarësisht tentativave pjesa e parë do të mbyllej me porta të paprekura, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë do të vinte edhe zhbllokimi i rezultatit. Ishte Shehu ai që kaloj në avantazh vendasit para se golashënuesi i kampionatit, Nuabueze, të dyfishonte rezultatin.

Për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Teko, i firmosi kapitullimin e vlonjatëve. Për Flamurtarin kjo një humbje që djeg shumë pasi vijon si e fundit me vetëm 5 pikë, ndërkohë Laçi ngjitet në vendin e katërt me 22 pikë, 3 më pak se Partizani i vendit të parë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan