Skënderbeu, Flamurtari dhe Besëlidhja janë skuadrat e para të kualifikuara nga turi i parë i Kupës së Shqipërisë.
Flamurtari dhe Skënderbeu e patën të lehtë, respektivisht ndaj Gramshit dhe Naftëtarit. Fitore identike u regjistruan me rezultatin 4-1. Besëlidhja fitoi me vështirësi vetëm përmes shtesave (2-1). Koha e rregullt me Sopotin u mbyll në barazim 1 me 1, edhe pse Sopoti luajti me një lojtar më pak që nga pjesa e parë. Në shtesë ndërkohë erdhi goli i kualifikimit për Besëlidhjen.
13 skuadra të tjera që do kualifikohen nga turi i parë i Kupës së Shqipërisë do të mësohen të mërkurën. 13 duelet do të nisin në orën 13:30.
Ndeshjat e zhvilluara sot! Turi i parë i Kupës
Besëlidhja 2-1 Sopoti
Flamurtari 4-1 Gramshi
Skënderbeu 4-1 Naftëtari










Komente
Komento