Laçi është bërë finalisja e parë e Kupës së Shqipërisë pasi në gjysmëfinalen e kthimit ka barazuar 1-1 me Teutën pavarësisht se durrsakët kaluan të parët në avantazh.
Kurbinasit u kualifikuan për shkak të fitores 1-2 në ndeshjen e parë, ndërsa për Teutën kampione në fuqi nuk do ketë kualifikim në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Përveç eliminimit në Kupë durrsakët rrezikojnë edhe rënien nga Superliga.
Në finale Laçi do përballet me fituesin e çiftit Vllaznia-Partizani, dy skuadra që gjysmëfinalen e parë e mbyllën me shifrat 0-0.

Komente

