Ylli me famë botërore, Lady Gaga nuk është në gjendje të mirë shëndestësore dhe për këtë ka anuluar disa koncerte muzikore.

lady gaga

“Ndihem komplet e mposhtur. I kam fshehur dhimbjet nga stafi për një muaj duke u lutur që të kalojnë, mirëpo pas koncertit të fundit, nuk kam mundur të eci.

lady gaga

Shpresoj të shërohem së shpejti dhe do të jap 500 për qind nga vetja, sepse ju e keni merituar”- ka shkruar Gaga në rrjetin social Twitter.

lady gaga

Këngëtarja e njohur e popit vuan nga një inflamacion i membranës sinoviale(një sëmundje që mbështjell nyjat e këmbëve), e cila e ka detyruar Lady Gaga-n të qëndrojë e shtrirë pasi nuk mund të ecë.

(b.t/shqiptarja.com)