Lady Gaga i afrohet të 30-ave, ja 
mesazhi për ata që e quajnë 'plakë'

Lady Gaga i afrohet të 30-ave, ja <br />mesazhi për ata që e quajnë 'plakë'
Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga është në prag të të 30-ave dhe ndihet më e fuqishme se kurrë moralisht dhe profesionalisht. Në një intervistë për revistën 'Billboard', ku është nominuar si 'Gruaja e Vitit' ylli i muzikës pop pohoi se ndihet "më seksi, e fuqishme, inteligjente dhe se 'i ka gjërat në terezi'".

29-vjeçarja do të 'ndryshojë prefiks' në muajin Mars dhe mes të tjerash dha një mesazh frymëzues për të gjitha femrat e moshës së saj, që tentojnë të fshehin vitet duke tentuar t'i ngjasojnë vajzave më të reja në moshë.

"Dua t'i tregoj femrave [në muzikë] që nuk kanë pse ndjekin ritmin e 19 dhe 21-vjeçareve për të nxjerrë hite. Femrat në muzikë mendojnë se duhet të shesin gjithçka që të bëhen yje. Eshtë e dhimbshme. Unë dua të shpërthej në të 30-at e mia."

Lady Gaga rrëfeu edhe për ditët e vështira që ka kaluar duke menduar të heqë dorë nga karriera e saj, por me ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve të duhur, ia doli të rikthehet më e sigurtë se asnjëherë më parë.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

31/2
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga 'vendet e sigurta' do të akomodohen në Shqipëri

Marrëveshja/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga 'vendet e sigurta' do të akomodohen në Shqipëri