Lady Gaga ka thuajse 6 muaj që po zhvillon turneun e saj botëror dhe qyteti i radhës ishte Londra.

Ajo do të jepte performancën e saj të parë ndër 3 shfaqje që ka në Londër dhe gjatë hapjes ka përshëndetur publikun duke ngatërruar qytetin “Hello Manchester”.

lady gaga

Lady Gaga ka një jetë nëpër turne dhe ky gabim i saj mund të jetë i falshëm, por jo nga publiku të cilin këngëtarja e ka menaxhuar më së miri duke vënë në skenë menjëherë hitet e saj.

Lady Gaga ka mbyllur performancën në Manchester në fillim të kësaj jave ku ka kënduar edhe me Tony Benett.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)