Lady Gaga: Jam përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme në moshën 19-vjeçare

Lady Gaga: Jam përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme në moshën 19-vjeçare

Lady Gaga

Lady Gaga ka diskutuar çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) që ajo pësoi pasi u përdhunua në mënyrë të përsëritur në moshën 19 vjeç.

Këngëtarja foli gjerësisht për shëndetin e saj mendor në një intervistë me Oprah Winfrey.

"Më përdhunuan në mënyrë të përsëritur kur isha 19 vjeç dhe gjithashtu kisha PTSD si rezultat i kësaj traume", u shpreh Gaga.

Ajo tha se abuzimi është kryer nga dikush që ajo e njihte.

"Unë papritmas u bëra yll dhe udhëtova botën,  nga dhoma e hotelit në garazh deri te limuzina në skenë, dhe kurrë nuk e trajtova atë, e menjëherë papritmas fillova të përjetoja këtë dhimbje të jashtëzakonshme në të gjithë trupin tim, kjo imitoi sëmundjen që ndjeva pasi u përdhunova", tha ajo.

Në vitin 2019, Gaga kërkoi falje për bashkëpunimin me R Kelly pas arrestimit të tij për akuza të shumta sulmesh seksuale ndaj vajzave të reja.

Dyshja kishin punuar së bashku në këngën e vitit 2013 "Do What U Want (Me Trupin tim)".

"Si viktimë e sulmit seksual vetë, bëra këngën dhe videon në një moment të errët në jetën time," shkroi ajo.

Gjatë intervistës, Gaga diskutoi gjithashtu betejën e saj me sëmundjen tjetër të  Fibromyalgia dhe thashethemet romantike që e rrethojnë atë e Bradley Cooper, me të cilin bashkëpunoi në filmin "A Star is Born”.

"Ne bëmë një punë vërtet të mirë duke i mashtruar të gjithë," tha ajo.

Kjo do të thotë se ata nuk kanë patur asnjë lidhje së bashku përveç bashkëpunimit në film.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?