“Pas këtij turi, do të shkëputem pak. Nuk e di se sa do të zgjas kjo shkëputje’.

Eshtë kjo deklarata e këngëtares Lady Gaga gjatë festivalit të filmit në Toronto.

“Kam nevojë të reflektojë, e të shërohem. Jo sepse jam sëmurë. Thjesht dua të rifitoj energjitë. Kjo është ajo çfarë ka rëndësi”
shtoi artistja.

Lady Gaga ndodhej në Festivalin e Filmit në Toronto për të prezantuar dokumentarin e parë mbi jetën dhe karrierën e saj.

Këngëtarja është duke zhvilluar turin e saj botërore e duke prezantuar albumin e 5 të titulluar ‘Joanne’.

Më së pari Lady Gaga ishte në Kanada, ndërsa në 18 shtator udhëton në Kaliforni dhe më pas në 26 shtator do të jetë në Itali.

[gallery]23840[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com