Kur bëhet fjalë për projektet muzikore ajo është unike dhe mjaft krijuese.

Bëhet fjalë për Lady Gagën, e cila ka publikuar videon 12 minutëshe të albumit të saj Artpop me titull  G.U.Y.

Pamjet janë filmuar në kështjellën Hearst Caste në Kaliforni, ndërkohë që përfshijnë skena të ndryshme ku Gaga shfaqet me veshje të larmishme e shoqëruar nga nja bandë e madhe kërcimtarësh profesionistë.

Sipas raportimeve Gaga e ka filmuar videon në gjashtë ditë dhe thuhet se është bërë një punë mjaft e madhe.

lady gaga

Gaga ka shprehur se albumi i saj Artpop ka si qëllim të shkrijë bashkë artin dhe muzikën.

“Për ne kjo video është formë e një arti të pastër”, ka thënë Gaga për mediat e huaja.

Pas publikimit në You Tube ditën e djeshme ky klip ka marë mbi 1 milion e 700 mijë klikime, ndërkohë që komentet janë të panumërta.

(b.t/shqiptarja.com)