E njohur për stilin e saj ekstravagant dhe unik këngëtarja me famë botërore Lady Gaga ka prezantuar koverin e albumit më të ri “ARTPOP”.

Ajo shfaqet nudo në një foto artistike të punuar me fantazi për këtë album nga artisti Jeff Koons.

lady gaga

Gaga është shprehur e ngazëllyer për këtë projekt në rrjetet sociale por ka thënë se edhe është lodhur shumë duke punuar për të.

Më tej ajo ka zbuluar se imazhi ku shfaqet nudo është në fakt një skulpturë e punuar nga Koons, i cili ka përjetësuar figurën e Michael Jackson dhe kafshën e tij shimpanze në vitin 1988.

lady gaga

Ashtu si Gaga vjen gjithmonë, e veçantë dhe me një stil të çuditshëm edhe në këtë album premton risi.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)