Lagështira rrezikon muret e Kalasë
së Elbasanit, tubacionet e dëmtuara

Lagështira rrezikon muret e Kalasë<br />së Elbasanit, tubacionet e dëmtuara
Një prej simboleve të Elbasanit, Kalaja me mure dhe portën kryesore të saj rrezikon të shembet. Në brendësi të saj uji pikon në pjesën e sipërme të qemerit sikur të binte shi papushim. Lagështira ka depërtuar kudo e muret shekullore po shkatërrohen.

Kalimi i qytetarëve poshtë saj po kthehet në një shqetësim më vete për banorët. Një situatë e tillë vijon prej vitesh e atë nuk po e sheh askush. Qytetarët shprehen se uji mund të vijë nga një tubacion i dëmtuar dhe ai po dëmton muret dhe portën shekullore të kalasë.
 
"Nuk bën vaki kurrë në botë, e ka bo dorë e vjetër. E kanë bërë njerëzit tonë më të dashur, njerëzit tanë më të zgjuar qe të kohës së Skënderbeut."-thotë një qytetarë

"Duhet të vejë dorë bashkia që ta rregullojë.Në fakt uji duket që kullon gjithandej këtu, mund të rrezikojnë edhe të zënë njeri poshtë?
Po, po rrezikon posi. Ja ju e shikoni vet si është. Ju e shikoni vet një gjë që duket"
.-shprehet një tjeter

porta e kalase elbasan
 
E megjithatë ka nga ata banorë që shprehen se kjo portë i ka mbijetuar shekujve e do të vazhdojë të mbijetojë edhe nga lagështira. Kalaja e Elbasanit është rindërtuar në shekullin 15, ndërkohë që ka pasur herë pas here restaurime të pjesshme. Ndërhyrjet në strukturë mungojnë prej shumë vitesh në portën dhe përgjatë murit të vjetër të Kalasë. 

porta e kalase elbasan

porta e kalase elbasan
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme