Lagjet në Tiranë pa ndricim gjatë
natës, banorët bien pre e grabitjeve

TIRANE - Në rethrrotullimin e Tiranës së Re ose ndryshe sheshi Wilson, gjithçka duket normale dhe me ndriçimin e duhur por çarë ndodh vetëm 100 metra më tutje?

Pas një denoncimi të ardhur në redaksinë e A1 Report nga banorët e kësaj lagje, kamera jonë sjell një vëzhgim të situatës në orët e vona të natës. Kalimtarët e kësaj rruge si dhe banorët e zonës thonë se kjo zonë është prej vitesh e zhytur në errësirë.

tirana e re

Jo pak herë mungesa e ndriçimit është bërë shkak edhe për vjedhje në këtë rrugë. Siç është rasti i një zonje e cila tregon për kamerën tonë së është grabitur dy herë.

"Këtu është vend hajdutësh. Unë vjet kalova në orën 10 të mëngjesit ma vuri dorën në qafë, më hoqi vëthët, më një motor nga mbrapa më lëshoj për tokë dhe iku. Një tjetër duke kaluar aty, më mori portofolin nga dora. Këtu është vend hajdutësh, këtu te Tirana e Re është vend hajdutësh dhe dritat këtu duhen se s'bën." tregon një banore e zonës.

tirana e re

Si kjo lagje e zhytur në terr në mes të Tiranës ka edhe shumë të tjera, të cilat kanë infrastrukturën e duhur por që llambat nuk ndizen pasi mungon kujdesi i institucioneve përkatëse.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin