Lagjia 3 në Korçë në protestë, paralajmërojnë bojkot në 14 maj: Asnjë investim, kanë marrë lekët! Dhe unë do vidhja, po jo kaq ashiqare

KORÇË- Banorët e lagjes 3 në qytetin e Korçës janë ngritur në protestë për premtimet që kanë mbetur në të shkuarën. Sipas banorëve, gjithmonë në fushata elektorale iu është premtuar shtrimi i rrugës, kanalizimi i ujerave të zeza, por asnjë nga këto nuk ka ndodhur.

Sot kjo zonë është lënë krejtësisht në harresë, rrugët me gropa dhe pa kanalizime bëjnë që kjo lagje në Korçe të duket si një fshat diku larg qytetit. Asnjë investim prej 23 vitesh, thonë banorët e kësaj lagjeje, të cilët të indinjuar kërcënojnë se nuk do të marrin pjesë në votime.

“Problemi më i madh është kanalizimet e ujërave të zeza, vijnë na gënjejnë dhe hedhin zhavorr, të ndërhyja Bashkia. Më pas duam rrugën, ta studiojnë, dhe problemi i lumit. Filo të vijë të shikojë, ia kemi dhënë votën dhe nuk kemi marrë asnjë shërbim. Bëmë 25 vite që nuk është vënë dorë fare. Jemi me gropa, nuk është bërë asgjë”.

“Gjithë kanalizimet e zeza në shesh, kanë vjedhur lekët, edhe unë po të isha do vidhja, po jo ashiqare fare, këto bëjnë popullin budalla. S’ka as kanalizime as asgjë. S’jam as i djathtë e as i majtë, po këto s’kanë bërë asgjë. Doli Filo në takim dhe tha “shpëtuan banorët nga lumi” dhe mori falënderime, po asnjëri nuk ishte banor i lagjes, se nga i mori nuk e di”.

“Nuk kemi as rrugë, as kanalizime, ndërsa taksat na mbahen të gjitha. Pse të mos kemi dhe neve që të kemi rrugë e kanalizime, se na qelben banjot. Niko Peleshi na ka thënë që do ua shtrojë rrugën, ka 7 vjet dhe nuk është bërë asnjë lloj investimi. Ta bëjmë si lagje që të mos shkojmë të votojmë? Fëmijët tanë, ikin rrugë pa rrugë që të shkojnë në shkollë”, thanë banorët.  

Me banderola nëpër duar pjesë e kësaj proteste kanë qenë edhe fëmijët si një mesazh për pushtetin vendor te cilit i bëhet thirrje të kthejnë kokën edhe nga kjo lagje e mbetur në harresë ku ka më shume se 40 familje.

Banorët thonë se janë taksapagues të rregullt por mbrapsht i është kthyer vetëm mospërfillja e bashkisë Korçë. Ata thonë se të vetmin investim që kanë parë nga ky institucion është lumi i fshatit investim që le shumë për të dëshiruar sakaq infrastruktura thuajse ka qenë gjithmonë e papërfillshme.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 22/04/2023 11:37

    Jo vetem ne Korce por ne te gjithe vendin duhet ti bojkotojne keta maskarenj te felliqur , duhet te nderrohet klasa politike me force te zhduken keta kerrat e vjeter qe e degraduan kete vend . Duhet te vendosen djem dhe vajza te rinj qe jane atdhetare dhe te ndershem , te bejne politiken per te miren e popullit dhe jo te jene servile te vendeve te tjera vetem per te mbajtur karriken e tyre . Duhet te ndodhe nje revolucion te ky vend i korruptuar deri ne palce ndryshe do zhdukemi si komb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)