Lagjja e re në Tiranë pas tërmetit/ Veliaj: 2200 apartamente në total! 442 për personat me kredi të buta

Shumë shpejt do të akomodohen 1000 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që në total do të jenë në dispozicion 2200 apartamente. Duke folur në  konferencën me dy arkitektët Italian për planet e rindërtimit, Veliaj theksoi se ky projekt do të zgjidhë çështjen e strehimit në zonat urbane.

 “Ne akomodojmë 1000 familje, 1000 familje janë thuajse gjysma e familjeve në zonat urbane që ne kemi me qira. Ky projekt automatikisht zgjidh gjysmën e problematikës që ne kemi në zonat e urbane, ndërkohë do të kemi 2200 apartamente në total, 442 ne i kemi rezervuar për ato që janë kredi të buta të Bashkisë, janë dëmtuar nga tërmeti por akomodohen, akomodohen kryesisht ata që kanë ndërtuar në mënyrë informale dhe pastaj kemi edhe një komunitet shtesë të familjeve të reja që ne i subvencionojmë me kreditë e buta”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se janë marrë të gjithë masat për lirimin e territorit ku do të nisë punën projekti gjigand i rindërimit.

 “Mezi  pres që të fillojmë punën edhe kemi marrë edhe masat për lirimin e territorit. Fillimisht territori që është ekskluzivisht i Bashkisë Tiranë në atë kompani që e ka territorin,por edhe Bashkia është aksionere dhe pastaj do të bëjmë një menaxhim social të gjitha rasteve të atyre që mund të kenë uzurpuar territorin për vite. Garancia që ju japim është që asnjëri nuk do të marri 1 metër më pak seç ka, por do të duhet të pranojmë zhvillimin e ri dhe për atë pjesë të lagjes.Ndërkohë që miksimi me institucionet publike të qeverisë do të shoqërohet edhe me institucionet të Bashkisë për ta animuar edhe nga ana administrative atë zonë “, theksoi Veliaj.


Lajmi kryesor:

Rindërtimi/ Stefano Boeri prezanton lagjen e re në Tiranë: Kryefjalë gjelbërimi! Veliaj: Jo vetëm të prekurit nga tërmeti! Rama: Po hapet një kapitull i ri


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen