Me dhjetëra familje të lagjes “Iliria” në plazhin e Durrësit rrezikojnë të preken nga epidemi të ndryshme. Kjo pasi prej disa ditësh një sipërfaqe  prej 70 m2 është përmbytur nga ujërat e zeza.

Sipas banorëve zona përreth vendit ku kanë shpërthyer ujërat, kundërmon erë të padurueshme.

durres ujrat e zeza

Banorët thonë se jeta e tyre është në rrezik, ndaj u bëjnë thirrje autoriteteve vendore që të marrin masa dhe të ndërhyjnë para se të gjithë banorët të përfundojnë në spital.

Sipas banorëve, ujërat e zeza dalin vazhdimisht në këtë zonë, duke u bërë një kërcënim serioz për ta. Por, edhe pse e kanë ngritur vazhdimisht këtë shqetësim, nga autoritetet nuk është marrë asnjë masë.

durres ujrat e zeza

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)