Ministri i Bujqësisë, Administrimit të Ujrave Edmond panariti ka deklaruar sot nga Lezha se nuk do të tolerohen më shpërdorimet e pasurive natyrore, duke theksuar se për lagunën e Kunes tashmë ka nisur investimi për daljen e ujrave në det.
Ai ka shtuar se, falë punimeve të realizuara nga fondet e dikasterit që drejton, kjo lagunë do të ketë një kanal ujor për komunikimin me detin duke stabilizuar kështu parametrat e ujit.
Ai ka theksuar se, kriteri ekologjik duhet respektuar me rigorozitet.
“U stabilizuan parametrat e ujrave të pjesës së Lagunës së Kunes. Kriteri ekologjik duhet respektuar me rigorozitet. Aktiviteti ekonomik duhet nënshtruar kriterit ekologjik. Nuk do ta lejojmë shpërdorimin pa kriter të këtyre pasurive natyrore” ka thënë Panariti.
Ngordhja e peshkut në Lagunën e Kunes në Lezhë ka ndodhur si pasojë e mungesës së theksuar të oksigjenit.
Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Ministrisë së Mjedisit.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e moskomunikimit si duhet të ujërave të Lagunës me ujërat e detit si dhe papastërtive të ndryshme në lagunë, duke sjellë dhe ndryshimin e parametrave të përbërësve ujorë e për rrjedhojë ngordhjen e disa peshqve në Lagunë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com