Lahm paralajmëron tërheqjen,
“var këpucët” në fund të sezonit

Lahm paralajmëron tërheqjen,<br />“var këpucët” në fund të sezonit
Ndërkohë që kontrata e Philipp Lahm me Bayern Munich, mbaron në vitin 2018-të, kapiteni i bavarezëve ka njoftuar se planifikon të tërhiqet nga futbolli në përfundim të këtij sezoni.

Lahm e ka bërë njoftimin tij pas ndeshjes kundër Wolfsburg, ndeshje e cila shënoi edhe paraqitjen e 500-të të Lahm me fanellën e Bayern.

Unë do të tërhiqem në fund të sezonit”, është shprehur 33-vjeçari.

Ndërkohë që bavarezët kanë kërkuar që ta mbanin sërish kapitenin e tyre në Allianz Arena, duke i ofruar pozicionin e drejtorit sportiv, Lahm e ka refuzuar këtë pozicion duke u shprehur se ende nuk është momenti i duhur.

Lahm është formuar në akademinë e Bayern Munich dhe pothuajse gjithë karrierën e tij e ka kaluar në Allianz Arena, prej nga është larguar vetëm për një periudhë  2-vjeçare, me anë të një huazimi të Stuttgart.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos