Lahutari 105-vjeçar Gjok Nonaj
shkon në festivalin e Gjirokastrës

Lahutari 105-vjeçar Gjok Nonaj<br />shkon në festivalin e Gjirokastrës
TIRANE- Gjok Nonaj është lahutari më i vjetër i gjallë, 105 vjeç. Ai do të marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Ishte 10 vjeç kur mësoi lahutën dhe thotë se “kurrë s’do ndahet prej saj”. Festivali i Gjirokastrës do të prezantohet nga data 10 deri më 16 maj 2015, ku do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse që nga arbëreshët e Italisë, deri në Mal të Zi.

Lahutari i moçëm Gjok Nonaj e ka përcjellë këtë traditë edhe tek e mbesa Lumturije Nonaj, e cila është lahutarja e vetme femër në Shqipëri, por edhe te nipërit e tij Gjovalin dhe Gjet Nonaj. Rapsodi 105-vjeçar, Gjok Nonaj, do të interpretojë këngën epike “Fuqia e Mujit” në festivalin e Gjirokastrës. “Fuqia e Mujit” është një fragment rapsodik i shkëputur nga eposi i Kreshnikëve. Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) janë këngë epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë.

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Me moderinizmin e jetës kjo traditë e lashtë po rrezikon të humbasë.

Ardhja e lahutarit 105-vjecar është një risi e festivalit. Për herë të parë lahutarët e familjes Nonaj, Gjoka e Lumturija do të bëhen bashkë për të kënduar në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Vlerat e Lahutës së eposit shqiptar vazhdojnë të ruhen me fanatizëm që nga më i moshuari e deri te më i riu i familjes Nonaj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni