Lahutari nga Rugova me Eposin 
shqiptar i bëri akademikët të qajnë

Lahutari nga Rugova me Eposin <br />shqiptar i bëri akademikët të qajnë
Lahutari nga Rugova Isë Muriqi ka perfomuar këngë nga eposi i lashtë i kreshnikëve, duke kënduar vajin e Ajkunës që qan Homerin

Fjalët e kënduara aq bukur në lahutën antike:

T’u shkimtë drita o mori han, Si nuk ma çove mua një fjalë, në lugje të verdha nuk ma cove, O Omeri i nanës ” kanë bërë të qajnë jo vetëm akademikët dhe por edhe ish presidenti Alfred Moisu që ishte i pranishëm në akademinë e shkencave të Shqipërisë. 

Isë Muriq mbajtësi i traditës së eposit të lashtë të shqiptarëve në 6 breza gjyshërish e katragjyshërish ka qenë i ftuar me rastin e promovimit të çmimit Europa Nostra, që e çon eposin shqiptar drejt Uneskos

Promovimi i “Eposit te kreshnikeve” në Akademinë e Shkencave te Shqipërisë është bërë me pjesëmarrjen e ministritë të arsimit të Kosovës Asim Bajrami, kryetarit të Akademise së Skencave të Shqipërisë Prof. Muzafer Korkuti, autorit të projektit për dosjen në UNESKO Pr. Dr. Zymer Nezirit dhe personalitete të politikes, artit, kulturës dhe shkencës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e më gjerë.

lahutari

lahutari
(Ish-presidenti Alfred Moisiu dhe lahutari nga Rugova Isë Muriqi)

lahutari


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë