Lajçak: Pas integrimit të Serbisë në
 BE, Kosova nuk do të jetë problem

BRATISLAVA- Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se në momentin e integrimit të Serbisë në BE, Kosova nuk do të jetë një problem i pazgjidhur.

Ai është shprehur  se Bashkimi Europian kërkon që secili anëtar i ri i saj duhet të sjellë stabilitet dhe përparim dhe të mos i importojë problemet e veta.
Në pyetjen se si Serbia mund t’i fillojë negociatat për në BE, ndërsa në Kushtetutën e saj Kosova është pjesë e territorit të saj, Lajçak është përgjigjur:
“Me siguri që BE-ja nuk do të marrë problemet e pazgjidhura të dikujt. Në momentin e hyrjes së Serbisë në BE, Kosova nuk guxon të mbetet problem i pazgjidhur”, ka thënë Lajcak për mdiat boshnjake.
 
Ndërsa pyetjes për njohjen e Kosovës nga Sllovakia, zv.kryeministri ka shmangur pyëtjen duke u përgjigjur “Ne përkrahim perspektivën europiane të të gjithë rajonit, përfshi edhe Kosovën”.
Dje, kryeministri Robert Fiko sllovak i cili qëndroi dy ditë në një vizitë zyrtare në Tiranë, deklaroi se nuk ka arsye që Sllovakia të ndryshojë pozitën ndaj Kosovës.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë