Lajçak letër Kurtit: Suksese në detyrën e re, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa vonesa

Lajçak letër Kurtit: Suksese në detyrën e re, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa vonesa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak i ka dërguar një letër kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti, përmes së cilës e ka uruar për detyrën e tij të re.

Ai shkruan se përvoja politike e Kurtit do t’i shtojë vlerë institucioneve në Kosovë.

Lajçak përmes letrës së tij i ka kujtuar edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, duke thënë se është i gatshëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Unë zotohem vendosmërisht që do t’i mbështes të dy palët për t’i vazhduar pa vonesa takimet në kuadër të Dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja”, thekson në letër Lajçak.

Në fund ai shprehet se mezi pret të takohen në Bruksel kur kushtet të jenë më të favorshme dhe të diskutojnë rreth kësaj çështjeje nga afër.

Letra e Lajçak për Kurtin: 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja