KOSOVË- Samir Behariç, hulumtues në Forumin Ballkanik ka deklaruar se i dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është përgjigjur në mënyrë arrogante pyetjes për liberalizimin e vizave të Prishtinës zyrtare. “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, mësohet të ketë thënë në konferencën për shtyp Lajçak, teksa ka shtuar se sipas tij, Kosovë në vend që të kritikojnë BE-në, duhet të “të kërkojnë pajtim në shtetet që po e bllokojnë lirinë e lëvizjes”.
“E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Përgjigjja e tij ishte e neveritshme: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka shkruar Behariq në Tëitter.
Postimi i Samir Behariç
Një përgjigje e tillë është konsideruar e turpshme edhe nga deputeti Ralf Gjoni, sipas së cilit Lajcak duhet të kërkojë ndjesë.
“E turpshme! Është pikërisht kjo lloj arrogance qe po i lodh vendet tona dhe që Komisioni Evropian nuk duhet t’a tolerojë. Shpresoj shumë që të ketë qenë një lajthitje momentale e arsyes. Miroslav Lajcak detyrohet një ndjesë publike”, ka shkruar Lajçak.