Lajçak për moszbatimin e marrëveshjes: Palët s’janë të gatshme për normalizim

Lajçak për moszbatimin e marrëveshjes: Palët s’janë të gatshme për normalizim

Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t'i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, pasi ka thënë se është rruga e vetme drejt integrimit evropian. 

Duke folur në forumin “BE-ja takon Ballkanin” në Sofje, ka thënë se marrëveshja është arritur dhe nuk mund të zhbëhet.

“Marrëveshja është aty dhe nuk mund të zhbëhet. Po të kishte pasur marrëveshje më të mirë, apo të kishte pasur porpozim më të mirë, dikush do të propozonte. Nuk është ashtu. Duhet fokusuar te zbatimi i kësaj marrëveshje”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se duhet krijuar një atmosferë e përshtatshme për normalizim.

“Më e mira dhe përgjigja e vetme si ta arrijmë këtë është që rajoni të besojë se është momenti për zgjerimin e BE-së dhe se kjo është e vërtetë . Në momentin që partnerët tanë e kuptojnë se progresi në normalizim çon te progresi në rrugën e tyre drejt BE-së, atëherë do të shohim përparim të madh”, ka thënë Lajçak.

Për moszbatimin e marrëveshjes, Lajçak ka thënë se arsyeja është "se palët nuk janë të gatshme për normalizim".

“Me marrëveshjen e Ohrit, që është një udhëzues drejt normalizimit, më nuk mund të pyesim se çfarë duhet bërë dhe si të bëjmë. Por, e vërteta është se kam shpresuar që deri sot shumica e pikave të zbatoheshin. Por, ka ndodhur shumë pak. Pse kështu, pasi normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është çështje shumë e ndjeshme. Nuk besoj se palët janë të gatshme për këtë, nuk besoj se shoqëritë janë të gatshme për këtë”, ka thënë Lajçak. “Ajo që shoh, sa herë që ka përparim, dy liderët Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq kritikohen ashpër nga opozita. Por, në realitet ata duhet përgëzuar që bëjnë përparim drejt normalizimit, pasi është gjë e mirë për qytetarët. Është e qartë që nuk mund të bësh përparim drejt normalizimit kur ke kriza në terren”.

Lajçak ka thënë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka përkrahjen e fortë edhe nga SHBA-ja dhe se është platforma e vetme. Ai e ka quajtur procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi si “procesin më strategjik në Ballkan Perëndimor”.

“Është proces që prek gjithë rajonin e do të ketë ndikim në gjithë rajonin”, tha Lajçak.

Ai ka folur edhe për 5 vjetët e tij si ndërmjetësues. Ka thënë se ka qenë proces i karakterizuar me shumë luhatje.

“Kemi pasur periudha normalizimi e pastaj menaxhim të krizave, kështu ka qenë gjithë mandati”, tha Lajçak, i cili ka përmendur sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj, si dhe sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit të kaluar kur u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Sulmin në Banjskë e ka quajtur si “shkelje shumë serioze të sigurisë”.

Sa i përket bisedimeve për çështjen e “dinarit” ai ka thënë se javën e ardhshme do të ketë takim të radhës në Bruksel e ku shpreson të arrihet një dakordim bazuar në propozimin e BE-së./Koha/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!