Lajçak: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide e rrezikshme 

Lajçak: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide e rrezikshme 

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, është një ide e rrezikshme dhe që nuk duhet bërë, u shpreh kështu Miroslav Lajçak në një intervistë me Le Monde.

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, Lajçak u përgjigj se vendet e rajonit ishin kundër "sepse kanë frikë se ngjarjet mund të dalin jashtë çdo kontrolli”.

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte “shumë i rrezikshëm”, ka thënë përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

 I dërguari special i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor mirëpret bashkëpunimin me administratën e Biden.

‘Treguesit e parë me Biden janë emrat në ekipin e tij. Këta drejtues kanë një histori të tyren. Ata kanë përgjegjësi historike, për shkak të angazhimit politik dhe njerëzor të vendit në rajon. Unë jam duke menduar në veçanti për Antony Blinken dhe Victoria Nuland.  Ne kemi punuar me ta në të kaluarën, ne i dimë mendimet e tyre”, tha Lajçak.

Duke theksuar edhe njëherë se gjëja më e rëndësishme ishte konfirmimi, edhe një herë i unitetit SHBA-Evropian, i cili përbën një faktor vendimtar për suksesin në Ballkan. Ai u shpreh se palët janë  komplementarë dhe vitin e kaluar ka pasur konfuzion për shkak të dërguarit special të Donald Trump, Richard Grennell. Lajçak ka konfirmuar se përkundër pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 dhe krizës ekonomike, Ballkani Perëndimor mbetet një çështje e rëndësishme për Bashkimin Evropian (BE).

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen